Spaleti denonconte fakte të rënda ndaj Interit për “spiunin”, por asgjë nuk ka ndryshuar pas 2 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 21:40

Spaleti denonconte fakte të rënda ndaj Interit për “spiunin”, por asgjë nuk ka ndryshuar pas 2 vitesh

“Kam marrë një video këto ditë ku Luçiano Spaleti denonconte fakte të rënda ndaj Interit. E megjithatë, disa vite më pas jemi sërish po atje”. Në shfryrjen e Antonio Kntes pas sfidës ndaj Atalantës ka vend edhe për një referim me të kaluarën, kur Interin e stërviste Luçiano Spaleti që kishte folur për një “spiun” te zikaltrit.

spaleti konte

Po çfarë kishte thënë më saktësisht Spaleti? Në shkurtin e 2018-ës lajmëronte praninë e dikujt, në dhomat e zhveshjes, që filtronte për gazetarët lajme që duhet të mbaheshin larg mediave (sipas shembullit konkret të Spaletit, u zbulua lajmi që Interi nuk do të grumbullohej atë vit për turneun në Kinë).

Sot, thashethemet lidhur me Brozoviçin, gjoba për kroatin nga klubi dhe zgjedhje si pasojë e Kontes për të mos e aktivizuar lënë të kuptohet që në Milano asgjë nuk ka ndryshuar vërtet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"