Sot ngre siparin xhiroja e tretë e grupeve të Botërorit, në fushë zbresin… Anglia dhe Holanda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2022 | 11:35

Sot ngre siparin xhiroja e tretë e grupeve të Botërorit, në fushë zbresin… Anglia dhe Holanda

Ditën e sotme, do të fillojnë edhe ndeshjet e xhiros së tretë të grupeve të Botërorit, ku do të mësohen edhe verdiktet finale për skuadrat që do të kualifikohen për më tej. Dita e sotme vjen me 4 sfida interesante, të cilat do të zhvillohen në 2 orare, të ndara nga 2 ndeshje për çdo grup, që do të luhen në të njëjtën orar për të shmangur favorizimet.

BOTERORI KATAR 2022

Në orën 16:00, luhen 2 ndeshjen e Grupi A. Padyshim që duel tepër i luftuar pritet të jetë ai mes Ekuadorit dhe Senegalit, nga ku do të dalë dhe skuadra që do të kualifikohet për më tej, ndërkohë në sfidën tjetër, Holanda është padyshim favorite në letër, përballë Katarit vendas që nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë.

Ndërkohë në orën 20:00, do të luhet derbi britanik Uells-Angli dhe Iran-SHBA. Dy përballje këto që pritet të dhurojnë shumë emocione, për shkak edhe komenteve të shumta edhe jashtë futbollit. Anglia është favorite absolute në letër për shkak edhe të cilësive që “3 luanët” kanë.

KALENDARI DHE RENDITJET E KATAR 2022

PANORAMASPORT.AL