Skudra e arbëreshëve në Itali ngjitet një ligë më lart, presidenti Evis Troka: Ëndrra vazhdon…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 17, 2024 | 12:05

Skudra e arbëreshëve në Itali ngjitet një ligë më lart, presidenti Evis Troka: Ëndrra vazhdon…

San Xhiorxhio Piana, një ekip nga qyteti i Piana Degli Albanesi e cila ka si simbol shqiponjën dykrenare, është krijuar në vitin 2014 dhe tashmë janë ngjtur në ligën e 5-të në Itali. Një ëndërr e mundësuar nga presidenti shqiptar Evis Troka, i cili prej 20 vitesh jeton në Siçili dhe në vitin 2020 vendosi të investojë në klubin kuqezi.

San-Giorgio-Piana-4-1200x751

“Kam njëzet vjet që jetoj në Piana Degli Albanesi. Këtu kam zhvilluar edhe kompanitë e mia në sektorin e mobiljeve. Si një tifoz futbolli, unë përqafova projektin San Xhiorxhio pesë vjet më parë. Faktorët kryesorë që më shtynë të investoj janë ajo stema dhe ato ngjyra që mbajmë në gjoks, shqiponja dykrenare që është simboli dhe flamuri i Shqipërisë, të cilin e kam qepur në gjoks. Ky klub është themeluar vetëm dhjetë vjet më parë, por në realitet është shumë i ndjekur nga i gjithë komuniteti dhe nga tifozët tanë të mrekullueshëm që nuk kanë hequr dorë asnjë moment. Ata ishin dhe janë forca jonë. Ka shumë objektiva në të ardhmen, por kryesori dhe më i rëndësishmi është vetëm një, të bëjmë San Xhiorxhio Piana ekipin referues për të gjithë shqiptarët, investitorët, sipërmarrësit që jetojnë në Itali dhe në mbarë botën, duke luajtur në futbollin siçilian dhe një ditë, kush e di, në disa kategori kryesore. Ëndrra vazhdon… ”, përfundoi presidenti  klubit.

San-Giorgio-Piana-3-1200x751 San-Giorgio-Piana-1200x751

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"