Skuadra e Ilir Dajës “i rrëmben” objektivin e merkatos Partizanit, Ballkani gjen akordin me sulmuesin 28-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2022 | 17:38

Skuadra e Ilir Dajës “i rrëmben” objektivin e merkatos Partizanit, Ballkani gjen akordin me sulmuesin 28-vjeçar

Ballkani duket se do ta festojë suksesin në mbrëmjen e djeshme ndaj Shkupit me një goditje të madhe në merkato, me kampionët e Kosovës që duket se kanë arritur akordin për transferimin e Sidrit Gurit.

SIDRIT GURI

Sipas raportimeve nga “FrontOnline” 28-vjeçari duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Ballkanin dhe pritet të konkretizojë në orët e ardhshme transferimin nga Shkëndija e Tetovës.

Guri ishte prej kohësh dhe një objektiv i Partizanit, me “Demat” që duket se do ta humbin këtë garë ndaj skuadrës që drejtohet nga ish-tekniku i tyre Ilir Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"