Skënderbeu shënon 5 herë në Andorrë, kundërshtari i radhës është Kairati (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2017 | 21:43

Skënderbeu shënon 5 herë në Andorrë, kundërshtari i radhës është Kairati (VIDEO)

Skënderbeu është kualifikuar në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës ku do të përballet me kazakët e Kairat Almatit. Korçarët nuk kanë hasur vështirësi në takimin e kthimit në Andorrë ndaj modestëve të Sant Hulias, teksa kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 0-5, pasi kishin fituar dhe ndeshjen e parë në shtëpi me rezultatin minimal 1-0.

sant hulia skenderbeu1

Seria e golave u hap që në minutën e 2-të me golin e Vujoviç, ndërkohë që në të 38-n ishte Xhejms ai që dyfishoi shifrat. Goli i tretë u shënua në minutën e 79 nga Latifi, ndërsa i 4-ti dhe i 5-ti u realizuan në minutën e parë dhe të tretë të shtesës më autorë Vangjelin dhe sërish mesfushorin kosovar.

Komenti minutë pas minute

90+5′ Përfundon ndeshja.


90+3′ Skënderbeu shënon edhe golin e 5-të dhe këtë radhë është Latifi i cili pasi del i vetëm përballë portierit, e triblon atë dhe e kalon topin brenda vijës fatale.

90+1′ Skënderbeu gjen edhe golin e 4-t me anë të Kristi Vangjelit i cili përfiton nga një rremujë në zonë duke goditur topin drejt portës së boshatisur.

latifi shkodra

79′ Mici pason bukur në zonë për Latifin nga e majta dhe ky i fundit e devijon pa shumë vështirësi topin drejt portës.

74′ Sant Hulia kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Rodrigez Firpo, në fushë Alvesh.

69′ Latifi humb sërish një tjetër rast të mirë teksa goditja e tij shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

62′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë. Largohet Gavazaj, në fushë Shkodra.

60′ Skënderbeu pranë golit të tretë por goditja e rrezikshme e Latifit devijohet në këndore nga portieri i Sant Hulias.

52′ Blanko ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të gabuar.

51′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë. Largohet Osmani, në fushë Nimaga.

46′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë. Largohet Vujoviç, në fushë Muzaka.

46′ Sant Hulia kryen dy zëvendësime. Largohen Vilanueva dhe Zugiç, në fushë L. San Nikolas dhe Rafael Brito.

46′ Fillon pjesa e dytë. Sant Hulia luan topin e parë.

45+1′ Përfundon pjesa e parë.

45′ Gavazaj ka një rast të mirë i vetëm përballë portierit, por topi i goditur prej tij devijohet në goditje këndi.

41′ Rodrigez Firpo dhe Vujoviç ndëshkohen me kartonë të verdhë pas një momenti tensioni me njëri-tjetrin.

xhejms

38′ Radas ekzekuton një goditje dënimi nga e majta duke krosuar në zonë dhe Xhejms godet saktë me kokë për të dyfishuar shifrat.

33′ Skënderbeu i afrohet sërish golit të tretë, por topi i goditur nga Sabien Lilaj ndalet në shtyllë.

23′ Lojë e qetë gjatë këtyre minutave, korçarët tashmë e kanë nën kontroll fatin e ndeshjes.

13′ Gavazaj gabon të pagabueshmen, humb një gol të sigurt me portën e boshatisur.

9′ Vilanueva tenton me një goditje të rrezikshme nga hyrja e zonës, por topi shkon mbi traun e portës.

skenderbeu

2′ Skënderbeu kalon në avantazh. Vujoviç gjen rrjetën pas një gabimi të portierit të Sant Hulias, i cili nuk e kontrolloi dot si duhet goditjen e Latifit.

1′ Fillon ndeshja. Skënderbeu luan topin e parë.

SANT HULIA – SKËNDERBEU 0-5
Vujoviç 2′, Xhejms 38′,Latifi 60′, 90+3′, Vangjeli 90+1′

Sant Hulia: Vidal Rodrigez, Ivan Vigo, Rodrigez Firpo (Alvesh 74′), Zarioh, Erik Rodrigez, Fabio Serra, Fransisko Girau, Blanko, Zugiç (Rafael Brito 46′), Bafoe, Vilanueva (L. San Nikolas 46′)
Trajner: Luis Blanko

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Lilaj, Osmani (Nimaga 51′), Gavazaj (Shkodra 62′), Xhejms, Latifi, Vujoviç (Muzaka 46′)
Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Kai Erik Stin

KV: Rodrigez Firpo 41′, Blanko 52′ / Vujoviç 41′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"