Skënderbeu humbi nga Devolli, flet Daja: Të rinjtë nuk bindin, fanella fitohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 14:00

Skënderbeu humbi nga Devolli, flet Daja: Të rinjtë nuk bindin, fanella fitohet

Trajneri Ilir Daja nuk ka mbetur i kënaqur me paraqitjen që bënë disa nga të rinjtë. Ai ka përsëritur edhe njëherë se fanellën e titullarit nuk do t’ia falë askujt.

daja

“Fitorja në ndeshjen e parë na dha mundësinë të provonim lojtarët që kishim në dispozicion, por duhet të them se nga pjesa më e madhe e tyre nuk mora asnjë sinjal pozitiv për sa i përket ritmit të garës. Përballë kishim një ekip simpatik si Devolli. Prisja më shumë nga Mara, pasi është lojtar që ka bagazh, por që do kohën e vet për të fituar kohën, ritmin e duhur dhe fanellën e titullarit. Vangjeli më la mbresa të mira për një vend si titullar, ndërsa pjesa tjetër do shumë punë që të mbajë veshur fanellën e Skënderbeut. Unë e përsëris, çdo futbollist do ta fitojë fanellën e titullarit vetëm kur ta meritojë atë, pasi nuk do të falim më asgjë për asnjë”, tha Daja.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"