Skënderbeu harron të fitojë në miqësore, korçarët nuk ia dalin as ndaj Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2020 | 21:10

Skënderbeu harron të fitojë në miqësore, korçarët nuk ia dalin as ndaj Dinamos

Fitoret në miqësore janë kthyer në një “tabu” për skuadrën e Skënderbeut, e cila edhe në përballjen e sotme, ndaj Dinamos, që militon në Kategorinë e Parë, nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2. Në sfidën e zhvilluar në “Tropikal”, golat për korccarët i shënuan Pusi dhe Maliqi, ndërkohë që për kryeqytetasit realizuan 2 futbollistët italianë, Pontreli dhe Ortolani.

Dinamo

Kujtojmë që në 2 miqësoret e fundit të zhvilluar më herët, Skënderbeu është mposhtur 1-4 nga Drita e Gjilanit si dhe ka barazuar pa gola ndaj  Turbinës së Cërrikut.

SKËNDERBEU – DINAMO 2-2

Pusi, Maliqi / Pontreli, Ortolani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"