Skënderbeu bind në miqësore, fitore me goleadë ndaj Maliqit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 17:53

Skënderbeu bind në miqësore, fitore me goleadë ndaj Maliqit

Skënderbeu mposhti Maliqin me rezultatin 5-0 në takimin miqësor të zhvilluar në kuadër të përgatitjeve për sfidën e javës së 9-të të Kategorisë Superiore ndaj Kamzës.

Maliqi

Skuadra e Orges Shehit, nuk e diskutoi për asnjë moment fitoren, përballë maliqarëve që po bëjnë mirë në Kategorinë e Dytë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa në të dytën, kampionët në fuqi shënuan edhe 4 herë të tjera.

Kujtojmë që Skënderbeu do të përballet në 21 tetor me Kamzën, në takimin e vlefshëm për Kategorinë Superiore, ndërkohë që Maliqi do të jetë mysafir në Këlcyrë, po në datën 21 tetor.

SKËNDERBEU-MALIQI 5-0

GOLAT: Hoxhaj (2), Guindo (2), Guedj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"