Skënderbeu, afrimi e radhës është Rashica

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2016 | 15:35

Skënderbeu, afrimi e radhës është Rashica

Valdrin Rashica mund të quhet zyrtarisht afrimi i radhës i Skënderbeut në këtë merkato dimri.valdrin rashica Mesfushori kosovar, i cili ka dalë nga ekipi i Llamkos Kosova, pasi ka qenë gjithë këto ditë në provë te Skënderbeu, ka bindur stafin me paraqitjet e tij dhe sot ka nënshkruar kontratën e re me klubin korçar.

23-vjeçari, gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, ka luajtur në radhët e Ekenasit në kampionatin finlandez, me të cilët ka zhvilluar 17 takime duke shënuar 3 gola.

Ai është mesfushor dhe mund të përshtatet më së miri si në qendër, edhe në të djathtë. Rashica e çon në 3 numrin e firmave te Skënderbeu pas Sebino Plakut dhe Valmir Nafiut. Ndërkohë pritet të shihet a do të firmosë braziliani Renatinjo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"