“S’kemi mollë të kalbura në ekip”, Solskjaer sulmon Lukakun: Më mirë një vrimë se një trap

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2020 | 10:00

“S’kemi mollë të kalbura në ekip”, Solskjaer sulmon Lukakun: Më mirë një vrimë se një trap

Trajneri i Mançester Junajtidit, Ole Gunar Solskjaer, flet për lojtarët që në verë i dhanë lamtumirën “Old Trafford”-it, sepse donin të luanin më shumë. Mes këtyre ishin Kris Smolling, Romelu Lukaku dhe Aleksis Sançez. “Preferoj të kem një boshllëk në skuadër sesa një trap”, ishin fjalët e teknikut norvegjez për “United We Stand”.

Man-Utd-boss-Ole-Gunnar-Solskjaer-has-already-spoke-with-Romelu-Lukaku-before-the-transfer-meeting-1148615

Pastaj menaxheri i “Djajve të kuq” sqaron: “Personaliteti është shumë i rëndësishëm. Jemi shumë vetë në një ambient skuadre. Është normale që futbollistët kanë pak egoizëm, por duhet të jenë në gjendje që të përshtaten. Në marsin e 2019-ës, lojtarët ishin fizikisht dhe psikologjikisht të lodhur, kështu që patëm dëmtime. Ata u nisën me një mendim negativ, ndërsa tani është e kundërta. Ka shumë gjëra të tjera që nuk më pëlqyen sezonin e shkuar, disa programe personale nuk mund të zgjidheshin deri në verë.

1574511031_879954_noticia_normal

Do të ketë gjithnjë futbollistë që do duan të luajnë më shumë, por nëse një skuadër do të ketë sukses, atëherë lojtarët duhet të jenë të gjithë të disponueshëm në momente të ndryshme. Tani ndiej që në këtë grup nuk kemi mollë të kalbura”. Pas një nisje të suksesshme të karrierës në “Old Trafford”, Solskjaer pati probleme këtë sezon. Përpara Koronavirusit, 20 herë kampionët e Anglisë renditeshin në vend të pestë në klasifikim, – 3 nga vendi i katërt:

romelu-lukaku-manchester-united-2018-18_zehkriars3rk16a8fxg4suhnw

“Kur fiton gjithçka është e lehtë. Dhe kur prekesh nga momente të vështira, mund të kuptosh atë që ka mentalitetin e duhur”. Por “mollët e kalbura” për të cilat Solskjaer flet, mund të mos jenë pastruar përfundimisht nga “Teatri i Ëndrrave”. Pol Pogba është një tjetër lojtar që ka lëshuar sinjale largimi për herë të dytë nga klubi, ndërsa marrëdhënie delikate të trajnerit, janë edhe ato me Antoni Marsialin dhe sulmuesin tjetër Xhesi Lingard.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"