Skandali me atleten bjelloruse, Komiteti Olimpik përjashton nga Olimpiada trajnerët e atletes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2021 | 9:49

Skandali me atleten bjelloruse, Komiteti Olimpik përjashton nga Olimpiada trajnerët e atletes

Dy trajnerë nga ekipi i Bjellorusisë janë shkarkuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar katër ditë pasi ata urdhëruan sprinteren Kristina Timanovskaja të kthehej në shtëpi me urdhër të dikatorit Lukashenko.

bjello

Komiteti i hoqi të drejtën e trajnimit Artur Shimak dhe Juri Maiseviç duke u kërkuar të largoheshin menjëherë nga Fshati Olimpik. Timanovskaja, 24 vjeç, refuzoi të hipte në avion për në Bjellorusi pasi trajnerët e tërhoqën nga gara 200 metra e së hënës dhe e urdhëruan të braktiste Olimpiadën.

Komiteti Olimpik Bjellorus pretendoi se Timanovskaja po tërhiqej nga gara për shkak të “gjendjes së saj emocionale, psikologjike”, por ajo i tha Reuters se ajo ishte duke u detyruar të shkonte në shtëpi sepse kishte kritikuar trajnerët në mediat sociale. Çështja u bë një skandal i madh aq sa atletja u detyrua të kërkojë azil politik në Poloni për shkaqe sigurie.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"