Situatë kaotike te Mançester Junajtid, pandemia thellon borxhin e “Djajve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2020 | 13:43

Situatë kaotike te Mançester Junajtid, pandemia thellon borxhin e “Djajve”

Pandemia e “COVID-19” jep goditjet e para në financat e Mançester Junajtid që ka bërë publike rezultatin e 3-mujorit të fundit. Borxhi i “Djajve” është rritur me 127.4 milionë paund 42%, duke shkuar në 429.1 milionë paund. Klubi ka konfirmuar gjithashtu se do të duhet t’u kthejë transmetueseve televizivë 15 milionë paund. Të ardhurat vjetore të klubit, deri më 31 mars, kanë rënë me 19% (123.7 milionë sterlina).

junajtid

Megjithatë, rekordmenët e Anglisë janë optimistë se xhiroja e tyre vjetore do të shkojë deri në 580 milionë paund pavarësisht krizës. “Rezultatet e tremujorit të fundit reflektojnë një pjesë të ndikimit që pandemia ka patur në financat e klubit, por impakti më i madh do të jetë në tremujorin e ardhshëm dhe ato të mëvonshëm. Kemi shumë sfida të rëndësishme përpara dhe është e sigurt të themi se futbolli për disa kohë nuk do të jetë më ai biznesi i zakonshëm.

korona

Problemet e pandemisë tani kanë nisur të ndihen gjërësisht në komunitetin e futbollit dhe jo vetëm për klubet, por edhe për futbollistët, tifozët, transmetuesit televizivë, sponsorët dhe shumë aktorët të tjerë. Duhet të kuptojmë se kjo krizë nuk do të zhduket brenda një nate dhe bota do të jetë e ndryshme nga sa ka qenë më parë”, tha administratori Uduard.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"