Situata e tensionuar mes trajnerit dhe lojtarëve, zbulohen shtatë “armiqtë” që donin shkarkimin e Nagelsman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 13:12

Situata e tensionuar mes trajnerit dhe lojtarëve, zbulohen shtatë “armiqtë” që donin shkarkimin e Nagelsman

Bajern Mynih-Julian Na gelsman mund të kon siderohet kapitull i mbyllur, të paktën për një kohë të pacaktuar, marrë në konsideratë deklaratën e fundit të Salihamixhiç se Juliani mund të marrë sërish frerët e bavarezëve sikurse rasti i Jup Hajnkes. Së fundmi mediat gjermane po zbardhin skenarë “të nëndheshëm” se përse një numër i konsiderueshëm lojtarësh nuk i dhanë “lamtumirën” profesionale teknikut Nagelsman.

NAGELSMAN

“Bild” ka shkuar më tej, duke zbuluar 7 emrat e futbollistëve, të cilët “lobuan” fort mbi ikjen e 35-vjeçarit nga Mynihu:

NOJER- Manueli ende ndien dhimbjen e “dëbimit” të Tapaloviç, e ardhur me kërkesë të Julianit, me pretekstin, sipas kapitenit, se ai ishte spiun. Madje Nagelsman i dha kompetencën e liderit brenda dhe jashtë fushës së blertë Kimishit.

ULRAISH- Sven firmos kontratë 1-vjeçare me gjigantët nga Mynihu, megjithatë pas blerjes së Jan Zomer ai mbeti një mirazh rreth çështjes së titullarit. Ndryshe nga panorama e krijuar pas lëndimit të Nojerit.

GNABRI- “Zëvendësues”, tabloja e formuar në identitetin e Serzhit muajt e fundit, ku roli i titullarit as që diskutohet, pavarësisht rivalit.

SANE- Rikthimi i rregullave strikte erdhi pikërisht nga veprimet e “rebelit” Sane. Ai ia faturoi shpërblimin e papjekurisë me stolin.

MUSIALA- Xhamali nuk po përjeton formë të mirë në radhët e kampionëve të Bundesligës dhe pikërisht zhvendosja e thellë në mesfushë ka bërë që 20-vjeçari të mos demonstrojë arsenalin e fillimsezonit. Pakënaqësia me idetë e Nagelsmanit e ka shoqëruar komunikimin mes tyre.

MANE- Sadio kurrë nuk ka pasur minutazh të plotë pas rikuperimit.

KANSELO- Lënia në stol me justifikimin e prirjeve ofensive të luzitanit ka revoltuar këtë të fundit.

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"