Sirenat nga Vlora, Daja “driblon” prej… pushimeve. Klubi: I arriti objektivat, nuk e kemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 22:46

Sirenat nga Vlora, Daja “driblon” prej… pushimeve. Klubi: I arriti objektivat, nuk e kemi…

Deri në pritje të ven dimit përfun dimtar lidhur me dosjen e trukimeve, ankthi është i madh edhe për sa u përket pjesëve të vyera të ekipit që rrezikojnë të humbin nëse pjesëmarrja në Europë do të mungonte për këtë sezon. Zërat e parë kanë filluar që të qarkullojnë për sa i përket një interesimi mjaft të madh të Flamurtarit për të marrë trajnerin e Skënderbeut, Ilir Daja. Madje, gjithçka arriti deri në atë pikë sa drejtuesit e Flamurtarit pretendojnë se kanë bërë një ofertë zyrtare.

Në këtë pikë, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar menjëherë me trajnerin e Skënderbeut për të pyetur rreth një oferte nga klubi i Flamurtarit. Daja ka zgjedhur që të përgjigjet shkurtimisht duke thënë: “Të them të drejtën, nuk di asgjë rreth kësaj çështjeje dhe për çfarë ju jeni të interesuar. Unë jam duke shijuar pushimet pas atij sezoni të lodhshëm dhe të suksesshëm me Skënderbeun. Për sa i përket së ardhmes, unë jam zyrtarisht trajner i Skënderbeut dhe dua të mendoj vetëm për pushimet tani”, mbylli prononcimin e tij trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.

Daja

KLUBI

Në anën tjetër duket se interesimi i Flamurtarit dhe zhurma e madhe për të ardhmen e trajnerit Ilir Daja kanë vënë në lëvizje edhe klubin e Skënderbeut. Tashmë konfirmimin se Daja është dhe do të jetë trajner i Skënderbeut edhe në të ardhmen e ka bërë zëdhënësi i medias në klubin e Skënderbeut, Enea Zhidro. I ftuar në një emision në “RTSH Korça”, Zhidro tha: “Ju e dini që te Skënderbeu ndryshimet bëhen të matura mirë dhe të limituara. Gjithashtu, një trajner fitues nuk është ndërruar asnjëherë në këtë ekip. E njëjta gjë vlen edhe për Ilir Dajën. Megjithëse nuk ka pse të ripërmendet, por Daja është dhe do të jetë trajneri i Skënderbeut”, tha Zhidro.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"