Simeone sfidon të birin në shah, një gafë e dyshes rrëmben vëmendjen e fansave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2022 | 21:51

Simeone sfidon të birin në shah, një gafë e dyshes rrëmben vëmendjen e fansave

Trajneri i Atletikos, Diego Simeone po i kalon pushimet së bashku me të birin Xhovani në bregdetin spanjoll.

56456456566

52-vjeçari e ka shfrytëzuar kohën e lirë për të sfiduar djalin e tij në shah duke postuar një foto në rrjetet sociale, në të cilat fansat e vëmendshëm pikasën një gabim.

Në foton e postuar pozicionimi i fushës është i gabuar si dhe trajneri i Atletikos është duke luajtur pa figurën e mbretit që është i domosdoshëm për të përfunduar lojën.

Fansat kanë shpërthyer në komente duke thënë se familja Simeone edhe në shah gjen një mënyrë për të luajtur sipas rregullave të tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"