Shqipëria U-19/ Talentet Preka e Qefalija njëzëri: Duam të bëjmë paraqitje dinjitoze në eliminatoret e Europianit!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 14:23

Shqipëria U-19/ Talentet Preka e Qefalija njëzëri: Duam të bëjmë paraqitje dinjitoze në eliminatoret e Europianit!

Kombëtarja shqiptare e 19-vjeçarëve ka nisur që prej ditës së djeshme grumbullimin për dy miqësoret që do të luajnë ndaj Izraelit në datat 3 dhe 5 shtator në Tiranë. Trajneri Armando Cungu do t’i përdor këto dy sfidat për seleksionimin e futbollistëve për listën përfundimtare të kualifikueseve të Europianit.

shqiperia u10

Në konferencën për shtyp u shfaqën dy talentet Marcelino Preka dhe Klevi Qefalija të cilët ishin shumë entuziastë për grumbullimin me Kombëtaren duke treguar dhe maturi në fjalët e tyre.

MARCELINO PREKA

Grumbullimi – Ftesa nga Kombëtarja është thirrja më e bukur për një sportist. Falënderoj stafin për besimin që më ka dhënë. Jam shumë i emocionuar që ndodhem këtu.

Objektivi i skuadrës për këto dy sfida – Kemi dy ndeshje ndaj Izraelit, kemi zhvilluar edhe shumë miqësore. Grupi është, ekipi është dhe shpresojmë t’ia dalim me sukses. Objektivi ynë është të bëhemi një grup i fortë për eliminatoret e Kampionat Europian.

Marrëdhënia me stafin dhe lojtarët – Me çunat dhe stafin e Kombëtares kemi një lidhje shumë të fortë. Rrimë shumë bashkë me njëri-tjetrin. Motivohemi shumë dhe kur vijnë lojtarë të rinj, i mbajmë shumë afër. Mendoj se duke qëndruar të bashkuar, do bëhemi edhe më të fortë.

Synimet për të ardhmen- Shpresoj që të kap majat e Europës.

KLEVI QEFALIJA

Ftesa nga Kombëtarja – Jam shumë i lumtur për ftesën pasi për çdo lojtar është kënaqësi e madhe të luash për Kombëtaren dhe ndihem i vlerësuar që jam pjesë e këtij grumbullimi dhe që mora ftesën e radhës.

Objektivat e skuadrës për ndeshjet ndaj Izraelit – Objektivat e ekipit jo vetëm për këto dy ndeshje, por edhe për ndeshjet e tjera në vijim janë të krijojmë një grup sa më të fortë, të bëjmë paraqitje dinjitoze në kualifikueset e Kampionatit Europian dhe pse jo të marrim dhe rezultate më të mira, pasi nuk kemi ndrojtje përballë asnjë kundërshtari që do të luajmë.

Marrëdhënia me stafin dhe shokët e ekipit – Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, pavarësisht se luajmë në klube të ndryshme, gjithmonë kemi një harmoni ne grup. Kjo nuk na pengon që të lidhemi shumë me njëri-tjetrin dhe të bëjmë një ekip të fortë.

Synimet për të ardhmen- Të bëjmë një paraqitje dinjitoze në Kampionatin Europian ndërsa në aspektin personal është të luaj me ekipet më të mëdha të Europës. Si dhe të jem pjesë e Kombëtares së madhe, është një ëndërr që shpresoj të bëhet realitet

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"