Shpërthen dhuna në Kroaci, rrihet me shkopinj bejsbolli trajneri i Dinamos së Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 12:14

Shpërthen dhuna në Kroaci, rrihet me shkopinj bejsbolli trajneri i Dinamos së Zagrebit

Mario Cvitanoviç, trajneri i Dinamos së Zagrebit, ka përfunduar në spital gjatë natës së mbrëmshme, pasi është dhunuar para derës së shtëpisë së tij nga persona të maskuar.

Cvitanoviç

Cvitanoviç, i cili ka qëndruar mbrëmë disa orë në spital nën kontrollin e mjekësve, është goditur me shkopinj bejsbolli në momentin kur po hynte në banesën e tije në Zagreb, pak orë pasi kishte drejtuar Dinamon në ndeshjen e Kupës së Kroacisë kundër NK Borac, të fituar me shifrat 6-0.

Cvitanovic Dinamo Zagreb

Klubi i Dinamos së Zagrebit i ka bërë thirrje policisë që të hetojë dhe zbardhë sa më shpejt ngjarjen të cilën e shohin të lidhur me sulmet e vazhdueshme ndaj ish-presidentit të klubit, Zdravko Mamiç. Ky i fundit ishte objekt i një atentati pak ditë para ndeshjes së kthimit ndaj Skënderbeut në Ligën e Europës, ndaj nuk udhëtoi drejt Shqipërisë.

Mamic

Ndërsa Cvitanoviç pritet që të kthehet që në fundjavë në pankinë, pasi fatmirësisht, dëmtimi më i madh që ka pësuar nga sulmi i mbrëmshëm ishte një frakturë në krah

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"