Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohet ylli i MMA-së. I sekuestrohet makina superluksoze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2022 | 10:22

Shkeli rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohet ylli i MMA-së. I sekuestrohet makina superluksoze

Konor MekGregor është arrestuar për shkellje të rregullave të qarkullimit rrugor teksa udhëtonte me Bentley-n e tij e cila kushton rreth 140,000 paund në një autostradë në perëndim të Dublinit.

MEKGREGOR 1

Supermakina e tij u sekuestrua nga policia raporton “Independent”.

33-vjeçari do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut “Blanchardstown” muajin e ardhshëm.

Një zëdhënëse e MekGregor tha për “MailOnline”: “Z. MekGregor po udhëtonte me makinë për në palestër kur u ndalua nga policia për shkelje të dyshuar të trafikut rrugor.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"