Shkarkohet Vasili, drejtimin e merr Meta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2012 | 13:28

Shkarkohet Vasili, drejtimin e merr Meta

Drejtuesit e skuadrës së Naftëtarit kanë shkarkuar gjatë ditës së djeshme Sofokli Vasilin nga posti i trajnerit. Arsyeja ishin rezultatet jo të mira që kanë marrë kuçovarët në këto 11 javë kampionat, duke u renditur në vendin e fundit. Por, po dje drejtuesit kanë emëruar edhe trajnerin e ri, që do të drejtojë Naftëtarin në pjesën e mbetur të sezonit futbollistik. Bëhet fjalë për Sokol Metën, i cili është një prodhim i shkollës vendëse të futbollit dhe është aktivizuar si me Naftëtarin, ashtu edhe Partizanin gjatë karrierës së tij futbollistike. Ndërsa si trajner ka drejtuar disa skuadra, ku më e fundit ishte Besëlidhja. Meta ka nisur nga puna me skuadrën që ditën e djeshme dhe testin e parë në kampionat do ta këtë pikërisht ndaj Partizanit. Detyra e trajnerit të ri do të jetë sigurimi i mbijetesës së kuçovarëve në Kategorinë e Parë.
Enkel Baku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"