Sherri për flamurin dhe 25 milionë lekë premio, ja pikantet e derbit Partiani-Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 17:28

Sherri për flamurin dhe 25 milionë lekë premio, ja pikantet e derbit Partiani-Tirana

Janë 20-25 milionë lekë pre mio që kanë marrë lojtarët në fund të ndeshjes. Presidenti Halili mësohet se ka premtuar një shumë të tillë dhe lojtarët i kanë merituar plotësisht.

Foto: F. Hazisllari

Foto: F. Hazisllari

Tirana mposhti Partizanin në “Air Albania” me rezultatin 0-2 në javën e gjashtë të Superiores, duke vazhduar kështu ritmin pa humbur në derbi. Tifozët nuk munguan në shkallët e stadiumit, edhe pse nuk ishte i mbushur plot. Të pranishëm në tribunat e “Air Albania” ishin plot 14 mijë e 250 persona, teksa kapaciteti i stadiumit është rreth 22 mijë vende.

Kolelën dhe Marinin për pak sa nuk e bën qull një nga vaditëset e fushës që hapet papritur te pankina e Partizanit. Vrapi shpëton dyshen e kuqe.

Masa të forta sigurie për të dyja tifozëritë. Policia kishte ndarë dy krahët në mënyrë perfekte. Madje uniformat blu kanë reklamuar edhe sallën e kontrollit të tifozëve në “Air Albania”. Gjithsesi, si zakonisht bluve u shpëton ndonjë gjë e vogël dhe tifozëritë sa nuk përleshen në fushë për flamurin.

Që 55 minuta para ndeshjes mes dy tifozërive nisin ofendimet, të cilat vazhdojnë për gjatë gjithë takimit.

Shehi shkon e ndjek nxehmjen si asnjëherë tjetër dhe duket tensioni që të jep derbi.

Pa fund ish-lojtarë të të dyja skuadrave, edhe ata të Kombëtares ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur derbin.

Si zakonisht fantazi me banderolat në stadium: “Fight like your fans”, “Stadiumi pa vija me tokë nga ushtria”, “Tefik Osmani = Eni Çobani”, “Ju fitoni kampionatin, por me ne nuk dilni kampionë”. Banderolë të madhe bardheblutë kishin zgjedhur një tifoz me megafon që drejton turmën e ultrasve.

F. Hazisllari

F. Hazisllari

Fishekzjarre në stadium në çdo moment të lojës, për të mos folur për tymuese, sende të forta, karrige të prishura dhe mjete piroteknike. Gjyqtari kryesor ka paralajmëruar të kuqtë që nëse vazhdojnë hedhjet e sendeve do të ndalë lojën.

“Xixa” Aleksi-Da Silva, Murataj-Aleksi dhe Aleksi-Bitri te penalltia që akordohet në favor të Tiranës. Në fund të lojës mes Aleksit dhe Sotës ka sqarim në ambientet e jashtme të “Air Albania”-s.

VAR-i në minutën e 35-të ndëshkon Tiranën me një lojtar më pak. Menjëherë pas të kuqit Lulaj nuk pranon të dalë nga fusha e lojës.

Florent Hasani ka habitur të gjithë. Në fund të ndeshjes kur bardheblutë po festonin ai merr djalin e vogël në stadium dhe e fut në fushë duke festuar me shokët e skuadrës.

Pas derbit të kryeqytetit, i cili u fitua nga Tirana, nuk kanë munguar trazirat, me lojtarët dhe tifozët e të dyja palëve që patën një përplasje në fushë.

Albano Aleksi mori një flamur të ultrasve të Tiranës dhe shkoi ta vendoste në mesin e fushës së “Air Albania”-s. Duket se këtë gjë lojtarët e Partizanit e kanë parë si një mungesë respekti dhe kanë shkuar menjëherë që të flisnin me lojtarin e bardhebluve, teksa Valentino Murataj pati edhe një përplasje me të, ku duket nga pamjet e siguruara nga “Panorama Sport”. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, por veçanërisht e delegatit të ndeshjes Marjus Sulejmani ndaj Albano Aleksit për të qetësuar disi situatën, teksa të pranishëm në fushë ishin edhe tifozët e dy skuadrave. Sherri ka vazhduar më pas në dhomat e zhveshjeve, por janë futur stjuardët, të cilët nuk kanë lejuar që përplasja të vazhdonte edhe më tej.

aleksi murataj

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"