Shënoi  golin fitores në derbi, Sampdoria i kthen në vepër arti këpucët e Gabiadinit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 13:44

Shënoi  golin fitores në derbi, Sampdoria i kthen në vepër arti këpucët e Gabiadinit

Ditën e djeshme është luajtur derbi mes Xhenoas dhe Sampdorias, i cili u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1-0.genoa-sampdoria-0-1-gabbiadini-decide-il-derby-della-lanterna-nel-finale-pesantissima-vittoria-per-la-salvezza-1024x669

Ishte Manolo Gabiadini, i cili në minutën e 85’ me një gjuajtje shumë të bukur nga jashtë zonës me këmbën e majtë, e dërgoi topin në rrjetë duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Gol ky shumë i rëndësishëm, i cili i dha fitoren ekipit të Ranierit në një ndeshje shumë të luftuar dhe me rivalitet të madh. Pikërisht një gjest ironik dhe të veçantë ka bërë Sampdoria menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, këta të fundit, kanë postuar një foto ku shihet këpuca me të cilën Gabiadini shënoi golin, e cila është vendosur në mur, pikërisht si një vepër arti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"