Shefi i Barçës i heq kapelen Realit, sulm frontal Ligës: Perezi, një mjeshtër në menaxhim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 10:24

Shefi i Barçës i heq kapelen Realit, sulm frontal Ligës: Perezi, një mjeshtër në menaxhim

Sherri ndërmjet Barcelonës dhe presidentit të Ligës spanjolle të futbollit Havie Tebas nuk ka të ndalur. Edhe për këtë, mollë sherri është bërë Lionel Mesi dhe veçanërisht marrëveshja e arritur ndërmjet Ligës spanjolle dhe fondit të investimeve “CVC”. Zëvendëspresidenti për çështjet ekonomike te Barcelona, Eduard Romeu, ka dhënë një intervistë për “RAC 1” për të analizuar situatën në Barcelonë pas zhvillimeve të fundit.

EDUARD ROMEU 1

Ai ka sulmuar ashpër presidentin e Ligës spanjolle duke e bërë atë në njëfarë mënyre përgjegjës për largimin e Leo Mesit. Ndërsa nga ana tjetër nuk ka kursyer elozhet për presidentin e Realit të Madridit për menaxhimin e klubit gjatë periudhës së pandemisë. Pikërisht duke folur për numrin një të klubit “merengues” Romeu ka thënë:

“Mënyra se si e ka menaxhuar zoti Florentino Perez të gjithë situatën në Madrid është për t’u vlerësuar. Reali ka qenë mjaft i stabilizuar nga ana financiare dhe për këtë i duhet hequr kapelja”. Më pas ai i është kthyer presidentit të Ligës spanjolle duke lidhur atë me dështimin e rinovimit të Leo Mesit.

“Kemi biseduar me Ligën spanjolle dhe firmosja me fondin e investimeve ‘CVC’ shihej si një mundësi e mirë për të mbajtur dhe Mesin në ekip. Por ne nuk mund të firmosnin një kontratë e cila ishte e pamundur për t’u firmosur. Situata është e thjeshtë, ne dëshironim të mbanim me çdo kusht Mesin.

Dhe përpara se të jepnim miratimin ose refuzimin tonë, kërkuam edhe një mendim nga komisioni ekonomik. Dhe e përsëris se nuk ishte e mundur të firmosnim një kontratë nga e cila do të dilnim të humbur. Ajo kontratë e parashkruar nga Liga ishte më shumë detyruese, firmos këtë që të ndihmojmë të mbani Mesin në ekip. Në këtë histori duket se dikush nuk ka dëshirë që Barcelona të kthehet ajo që ishte dikur.

Pastaj mos harroni se Barcelona nuk mund të firmoste një kontratë nga ku e fituar do të dilte vetëm kompania financiare, ndërkohë që ne dhe Reali i Madridit do të dilnim më të humburit”, ka thënë Romeu.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"