Shameti beson te skuadra: E mundim Flamurtarin, me Cuculin dhe Krasniqin shpallemi kampion

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 19:49

Shameti beson te skuadra: E mundim Flamurtarin, me Cuculin dhe Krasniqin shpallemi kampion

Kukësi tashmë i kthyer tërësisht me vëmendjen nga Superliga do të përballet në fundjavë më skuadrën e Flamurtarit në ndeshjen e dytë të kampionatit. Para kësaj ndeshje ka folur edhe kapiteni i skuadrës verilindore, Ylli Shameti për “RTSH Sport” teksa nuk ka vënë asnjëherë në dyshim aftësitë e skuadrës.

shameti

Shameti është i vetëdijshëm për vështirësinë në ndeshjen me Flamurtarin por në fund ka besim absolut se do të fitojnë. Ai ka thën gjithashtu se Allës i uron suksese dhe pavarësisht ikjes së tij, me Cuculin dhe Krasniqin Kukësi në fund do të shpallet kampion i Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"