“Sfidë” për shitjen e biletave mes derbit të dytë dhe të tretë, mësohet numri i tifozëve në “Air Albania” deri tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 0:29

“Sfidë” për shitjen e biletave mes derbit të dytë dhe të tretë, mësohet numri i tifozëve në “Air Albania” deri tani

Shitja e biletave për derbin e tretë të këtij sezoni dhe të 156-ë në histori po shkon me ritme galopante.

Derbi

Sipas “Balkanweb”, numri i biletave të shitura për superpërballjen e ditës së premte kap shifrën 14 mijë. Pritet që ky ritëm i lartë i shitjes së biletave të vazhdojë deri përpara fillimit të takimit Tirana-Partizani. Pritet me interes nëse derbi i tretë i këtij sezoni do të kalojë numrin spektatorëve në derbin e dytë të “Air Albania”. Ballafaqimi i dytë i këtij sezoni mes kampionëve në fuqi dhe 24-herë kampionëve të Shqipërisë u ndoq nga 19.032 tifozë.

air albania

Klubi i Tiranës ka paralajmëruar të gjithë tifozët të pajisen me karta identiteti, ndërsa fëmijët nën moshëm 16 vjeç të shoqërohen me prindër, si dhe të shmangin përdorimin e mjeteve të ndaluara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"