Sfida Torino-Juve, Juriç: Nuk kam fituar asnjë derbi, njollë e rëndë për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 11:42

Sfida Torino-Juve, Juriç: Nuk kam fituar asnjë derbi, njollë e rëndë për mua

ivan Juriç prej tri vitesh stërvit Torinon, por nëse ai ka arritur që të ringrejë deri në kupat e Europës “Demat”, sërish ka një njollë që shpreson ta fshijë sot, në derbin kundër Juves:

juric

“Jemi në një moment të mirë nga pikëpamja e lojës dhe duhet ta shfrytëzojmë. Një derbi është gjithmonë një sfidë speciale, por fatkeqësisht unë s’kam fituar asnjë në karrierë dhe kjo është diçka që më peshon shumë. Këtë njollë shpresoj ta fshij nesër (sot), prandaj unë dhe ekipi duhet të besojmë të gjithë se mund t’ia dalim. Mund të jetë e fundit për Alegrin? Maks është trajner i madh, sepse di të përshtatet në të mirë e në të keq. Për mua është një fantazist”, tha Juriç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"