Setien drejt “derës”, zbulohen kandidatët që mund të marrin stolin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2020 | 17:52

Setien drejt “derës”, zbulohen kandidatët që mund të marrin stolin e Barcelonës

Teksa kritikat dhe presioni po shtohet mbi trajnerin e Barcelonës Kike Setien, mediat e huaja po përcaktojnë kandidatët që mund të pasojnë ish-teknikun e Real Betisit në krye të pankinës katalanase.
Quique-Setien
Ksavi Hernandez, Marselo Gajardo (fitues i dy Kupave Libertadore me Rivër Plejtin), Havier Garsia Pimienta (tekniku i Barcelonës B), Roberto Martinez (trajner i Belgjikës), Mauricio Poketino (ish-trajneri i Totenhemit) dhe Ronald Kuman (trajneri i Holandës) renditen si pretendentët për të marrë drejtimin e Barcelonës sezonin e ardhshëm.

Më i favorizuar duket se është ish-futbollisti legjendar i Barcelonës Ksavi Hernandez, i cili refuzoi në janar të drejtonte katalanasit pas shkarkimit të Ernesto Valverdes. Filozofia e tij e lojës përshtatet me atë të klubit të Barcelonës, por kjo nuk do të thotë se emërimi i tij është i sigurtë.

Setien është në garë me kohën për të rikuperuar distancën -4 pikë me Realin në kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"