Sëmuret Levi, Flamurtari pa trajner për 45 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2015 | 18:30

Sëmuret Levi, Flamurtari pa trajner për 45 minuta

leviLevi ka qenë nën kontrollin e mjekëve gjatë 45 minutave të dyta dhe ka qëndruar në dhomat e zhvjeshjes.

Trajneri i Flamurtarit Stanistav Levi nuk ka arritur të drejtojë skuadrën në pjesën e dytë të takimit, pasi është ndjerë keq nga ana shëndetësore.

Sipas përfaqësuesve të klubit vlonjat, gjatë 15 minutave të pushimit, tekniku çek teksa ka qenë duke diskutuar me lojtarët ka pasur rënie tensioni dhe nuk ka arritur të lëvizë nga dhoma.

Stafi mjekësor i është afruar për ti dhënë ndihmën e parë dhe ka kërkuar që ta dërgojnë në spital, por trajneri nuk ka pranuar.

Ndërkohë Levi vazhdon të qëndrojë dhe pas përfundimit të sfidës në nstadium, ku pritet të transferohet pas pak minutash në spital.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"