Sejdini: Mbrojtja e Laçit, si sallon bukurie. Mund të hanin 4 gola që është turp për ata që i humbën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 23:42

Sejdini: Mbrojtja e Laçit, si sallon bukurie. Mund të hanin 4 gola që është turp për ata që i humbën

Laçi siguroi në javën e tretë të Superiores një barazim dramatik ndaj Kukësit, duke mbyllur ndeshjen me barazimin 2-2. Por sipas trajnerit të njohur Faruk Sejdini, kurbinasit kanë dhuruar një paraqitje të tmerrshme në mbrojtje.

sejdini

Trajneri deklaroi se skuadra kurbinase kishte bërë gabime të tmerrshme në prapavijë.

“Mbrojtja e Laçit më duket si sallon bukurie, merren me qerpikët e buzët e të gjitha, por harrojnë të merren me mbrojtjen. Mund të hante katër gola, por gola që ishte turp për ato që humbnin raste.

Këta katër bënë gabime se deshën të ndërtonin. Kjo është si puna e kirurgut, një herë duhet të shpëtosh jetën pastaj të mendosh sa është plaga. E kanë ngatërruar këtë pjesën që sulmi fillon nga mbrojtja.

Ai braziliani i Kukësit, sa hynte e dilte, e hynte në krahun tjetër. Dilnin me postën bosh, nuk ka mundësi me këtë mbrojtje të pretendosh. Është e pamundur, me këtë lloj mbrojtje ishte e habitshme pastaj të mendosh të pretendojë për titullin”, tha Sejdini

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"