Saki jep “bekimin”, ja si transformohet Interi me Konten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 21:20

Saki jep “bekimin”, ja si transformohet Interi me Konten

Trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Saki, beson se Antonio Konte është trajneri elitar modern dhe e shikon si një hap normal rikthimin e tij në Itali në stolin e Interit ose të Juventusit.

konte lukaku

Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, Saki konfirmoi se interesi për ishtrajnerin e saposhkarkuar nga Totenhemi në Itali është i madh dhe e sheh si natyral rikthimin e tij në stolin e një prej klubeve të mëdha që ka drejtuar në Serinë A.

“Antonio është një trajner, i cili bën diferencën, ai mund t’i udhëheqë skuadrat drejt suksesit, drejt titujve. Është logjike që klubet e mëdha tani të rreshtohen për të firmosur me të, veçanërisht Interi dhe Juventusi.

Mendoj se do të përshtatej më mirë me bardhezinjtë, sepse ka kaluar një jetë në Torino, fillimisht si lojtar dhe pastaj si trajner. Ai ka fituar shumë atje dhe është i respektuar dhe i dashur nga tifozët”. Në ambientin zikaltër kanë nisur që tani të imagjinojnë rikthimin e 53- vjeçarit në stolin e “San Siro”- s.

Dhe në rast se Inzagi nuk do të konfirmohet në fund të sezonit, gjithnjë në varësi të objektivit për të arritur mes katër ekipeve të para këtë sezon, atëherë Konte është emri më natyral për ta zëvendësuar.

Ai fitoi titullin me zikaltrit dhe do të riprezantonte edhe njëherë skemën e preferuar 3-5-2, me Lautaro Martinezin dhe Romelu Lukakun në sulm. Ky i fundit është konfirmuar nga administratori Marota se do të rikthehet te Çelsi pas huazimit, por me Konten gjërat mund të ndryshojnë, ndërsa ishte pikërisht nën drejtimin e tij që sulmuesi belg shpërtheu për t’u riblerë më pas nga Çelsi.

Në formacionin hipotetik që “La Gazzetta dello Sport” ka ndërtuar se si mund të luajë Interi në sezonin 2023-‘24, ka një vend në mbrojtje edhe për Kris Smolling, një objektiv i Interit dhe kandidati i preferuar për të zëvendësuar Shkriniarin në largim.

INTERI

Në mesfushën me pesë vetë ka një dyshim për Mikhitarianin, dyshime që mund të bëjnë që edhe Asllani të ketë shanse ekstra për të pasur më shumë vëmendje nga tekniku leçez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"