Sadiku: I lumtur për golin, për merkaton nuk mendoj më (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2016 | 13:38

Sadiku: I lumtur për golin, për merkaton nuk mendoj më (VIDEO)

Armando Sadiku po kalon një formë të shkëlqyer si me Kombëtaren ashtu edhe me ekipin e Zyrihut. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol spektakolar në ndeshjen që skuadra zvicerane humbi 2-1 në fushën e Vijarealit mbrëmë në Ligën e Europës.

sadiku vijareal

Edhe pse goli i tij nuk i mjaftoi skuadrës mike për të shmangur humbjen në “El Madrigal”, bomberi nga Cërriku u shpreh i kënaqur për atë që bëri qysh në minutën e dytë të lojës.

“Jam shumë i kënaqur për golin e realizuar, edhe pse i keqardhur që në fund nuk arritëm të fitonim. Po kaloj një moment mjaft të mirë dhe besoj se ky gol i shënuar është edhe pasojë e këtij fakti”, u shpreh 25-vjeçari në një intervistë telefonike për “SuperSport”-in pas ndeshjes.

15.09.2016; Villareal; Fussball Europa League - FC Villareal - FC Zuerich; Armando Sadiku (Zuerich) erzielt das 0:1 (Steffen Schmidt/freshfocus)

Duke shpjeguar hollësisht dinamikën e golit, Sadiku tha: “Kur mora topin kisha një kundërshtar përballë dhe bëra një finte duke arritur të lirohem. Në fillim doja të pasoja te kolegu që gjendej në krahun e djathtë timin, pasi m’u duk i lirë. Por ai avancoi pak më tepër dhe mendova të godas portën, duke qenë se kisha hapësirën e nevojshme. Jam shumë i kënaqur që gjithçka shkoi mirë, edhe pse në fund nuk arritëm të fitonim”.

I pyetur rreth të ardhmes, Sadiku u përgjigj shkurt: “Sa i përket merkatos, tani ajo është e mbyllur, kështu që nuk mendoj më për këtë”.

Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare, ky ishte goli i pestë në shtatë ndeshje me Zyrihun që prej fillimit të këtij sezoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"