Sa shumë talente nga Kategoria Superiore, Kombëtaret U-19 dhe U-20 publikojnë listat e futbollistëve për grumbullimin 4-ditor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2020 | 11:00

Sa shumë talente nga Kategoria Superiore, Kombëtaret U-19 dhe U-20 publikojnë listat e futbollistëve për grumbullimin 4-ditor

Dy kombëtaret shqiptare të moshave U-20 dhe U-19 kanë nisur këtë të hënë një grumbullim që do të zgjasë për 4 ditë me qëllim që të vëzhgohen nga afër lojtarët e talentuar të këtyre grupmoshave. Në listat e publikuara nga trajnerët Biturku dhe Dede, bie në sy numri i lartë i talenteve të grumbulluara nga Kategoria Superiore.

grumbullim-u20

Trajneri i Kombëtares U-20, Biturku ka ftuar 23 lojtarë të datëlindjes 2000-2001, të cilët aktivizohen në klube të kampionatit shqiptare, me përjashtim të portierit Arlis Shala që vjen nga Kosova.

u19-nevil-dede-tropikal

Ndërsa Dede ka thirrur 25 lojtarë të datëlindjes 2002-2004, ku spikasin edhe disa elemente cilësor që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë, të dyja skuadrat janë grumbulluar në kompleksin Tropikal në Durrës, ndërkohë që në program janë edhe dy ndeshje miqësore, raporton FSHF nëpërmjet një deklarate zyrtare.

Lista u19

Në datën 20 tetor do të zhvillohet një ndeshje miqësore midis Kombëtares U-19 dhe asaj U-20, ndërsa më datën 22 tetor Kombëtarja U-19 do të luajë ndaj Kombëtares U-18, me këtë të fundit që do të grumbullohet vetëm për një ditë. Nga ana tjetër, po me këtë datë, Kombëtarja U-20 do të luajë ndaj Partizanit B.

Lista u20

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"