Rrugëtimin drejt “kurorëzimit”, ja llogaritë për titullin kampion në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 7, 2020 | 18:08


Rrugëtimin drejt “kurorëzimit”, ja llogaritë për titullin kampion në Kategorinë Superiore

Titulli u rihap. Kukësi mposhti kryesuesit dhe tashmë diferenca është vetëm 6 pikë. Një humbje që ua komplikon disi rrugëtimin drejt “kurorëzimit” bardhebluve.

kategoria superiore

Nëse dje u mjaftonte një triumf në shifrat 3-0 për të filluar festën, tashmë u duhen dy fitore për t’u shpallur matematikisht kampionë. Dhe duhet thënë që kalendari nuk është fort i favorshëm. Në 4 javët e mbetura, dy i ka shumë të forta: Partizanin dhe Laçin. Pikërisht të premten vjen derbi i madh i kryeqytetit.

Me rivalin e përjetshëm nuk është asnjëherë e lehtë dhe për më tepër kur një përballje e këtij niveli nuk njeh renditje dhe gjendje. Nëse me Flamurtarin dhe Bylisin mund të duket e thjeshtë në letër, e njëjta gjë nuk vlen me Laçin që lufton për zonën “Euro”. Mjafton një tjetër gabim, që t’i hapin rrugën Kukësit.

E megjithatë, verilindorët nuk e kanë më asgjë në dorën e tyre. Ata jo vetëm duhet të fitojnë radhazi me Teutën, Vllazninë, Skënderbeun dhe Partizanin, por edhe të shpresojnë te ndonjë ndalesë e Tiranës.

DESHJET E TIRANËS DHE KUKËSIT

JAVA 33 (10-11 KORRIK)

Partizani-Tirana 20:45

Kukësi-Teuta 20:45

JAVA 34 (18-19 KORRIK)

Tirana-Flamurtari 17:45

Vllaznia-Kukësi 20:45

JAVA 35 (24 KORRIK)

Laçi-Tirana 17:45

Kukësi-Skënderbeu 20:45

JAVA 36 (29 KORRIK)

Luftëtari-Kukësi 17:45

Tirana-Bylis 20:45

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com