Rrugëtimi në dy dekada/ Çerekfinalet si mallkim, 20 dështimet e Partizanit në Kupë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2024 | 22:01

Rrugëtimi në dy dekada/ Çerekfinalet si mallkim, 20 dështimet e Partizanit në Kupë

Me eliminimin e së martës, Partizanit iu bënë plot 20 vite që nukarrin të fitojë Kupën e Shqipërisë. Të kuqtë dështuan të dilninfitimtarë në dy betejat çerekfinale ndaj Kukësit dhe rrumbullakosën plot dy dekada pa prekur finalen, njëkohësisht edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë, të cilën për herë të fundit e kanë fituar nësezonin 2003-2004, kur triumfonin në finale ndaj Dinamos.

partizani abilaliaj

Mëpas gjithçka ka ngjarë me një mallkim të madh për të kuqtë, qëkanë parë të eliminohen në ndeshje të çuditshme ndaj kundërshtarëve si Sukthi, Kamza apo Besëlidhja (dy herë). Të kuqtë kanëparë “ferrin” e të eliminuarit në turet e para të kompeticionit,sidomos në sezonet kur luanin në kategoritë e ulëta dhe “kacavirreshin” për të mbijetuar në futbollin shqiptar.

Në fund iadolën, u shpallën edhe kampion pas 26 vitesh, por Kupa mbetet një “tabu” e madhe për klubin e kuq, që në epokën “Demi”numëron zero trofe të tillë. Çerekfinalet duket se janë turi mëi tersët për kampionët, pasi janë eliminuar plot 10 herë në këtëfazë të kompeticionit. Kështu ndodhi edhe në sezonin aktual, kupenalltitë iu kthyen kundër. Nga ruleta e 11-metërshave “demat” e kanë pësuar plot tri herë, kundër Laçit, Vllaznisë dhe sëfundmi me Kukësin. Që nga viti 2005 Partizani ka shkuar vetëmnë tri edicione në gjysmëfinale, mes katër më të mirat.

20 eliminimet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"