Rroca: Vuajtëm në 10-15 minutat e fundit ndaj Tiranës, sherri në tunel e shkaktoi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2019 | 10:05

Rroca: Vuajtëm në 10-15 minutat e fundit ndaj Tiranës, sherri në tunel e shkaktoi…

Eduard Rroca, mesfushori i Kukësit, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Rubrika Sportive”, ku foli për skuadrën, fitoren ndaj Tiranës dhe incidentet në tunel.

eduart rroca

 

Fitorja? “Duhej kjo fitore për të sjellë moralin në ekip, është e vërtetë që kemi shumë cilësi në fazën ofensive, por mendoj se jemi një skuadër e mirë. Mesfusha  është e konsoliduar edhe mbrojtja po konsolidohet. Po kthehemi në ekip të fortë, në merkato janë bërë goditje të menduara në pozicione që kemi pasur nevojë. Lojtarët kanë kualitete që i duhen gjithë kampionatit. Në futboll jo të gjitha rastet bëhen gol, do të punojmë që të bëjmë gol edhe ata të tjerat që krijojmë”.

Ndeshja me Tiranën? “Mendoj që 10-15 minutat e fundit vuajtëm se lodhja fizike ndikoi. Por, edhe goli i pësuar ndikoi, se ishte i evitueshëm. Në ato minutat e fundut ishim në vështirësi, por kemi pasur lojën nën kontroll”.

Sherri në tunel? “Çdo gjë nisi të pjesa e fair play, ne kishim lojtarë të shtrirë në fushë. Tirana është Tirana dhe duhet të jetë fair play, pavararësisht edhe pse ishte minuta e 91-të. Di që në tunel ka pasur një konfrontim më shumë për acarim momenti. Por nuk ka pasur goditje e çfarë është thënë, ka qenë një acarim i momentit dhe nuk kishte pse të bëhej aq e madhe. Mbaroi dhe u zgjidh aty.”

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"