Rroca beson tek Europa, presidenti Tavo: Nuk keni arritur asgjë, fitoni në Lushnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2018 | 21:53

Rroca beson tek Europa, presidenti Tavo: Nuk keni arritur asgjë, fitoni në Lushnjë

I lumtur pas fitores 2-0 ndaj Skënderbeut, presidenti i Luftë- tarit, Grigor Tavo, si gjithmonë mbetet i kursyer në deklarimet për mediat. Pas ndeshjes, në një prononcim për “Panorama Sport”, presidenti nuk e fshehu kënaqësinë e suksesit të arritur, por kërkoi që të evitohet euforia.

“Unë jam shprehur edhe më herët se kemi një grup futbollistësh cilësorë. Me afrimet e kryera në merkato, padyshim që niveli i ekipit do të rritet edhe më shumë. Gjithsesi, nuk duhet të tregohemi aspak euforikë, përkundrazi, të jemi me “këmbë në tokë”. Kampionati është i gjatë dhe mbeten edhe shumë pikë në lojë. T’i marrim ndeshjet një e nga një. Kur mundëm Partizanin këtu në Gjirokastër, mesa më kujtohet, ju kam thënë: “kjo ndeshje iku, të mendojmë për Kukësin”. Ndaj, pas këtij suksesi me Skënderbeun, është koha të mendojmë për ndeshjen me Lushnjën dhe kështu me radhë. Të kesh objektiv do të thotë më shumë përgjegjshmëri për të ardhmen. Këtë do të kërkojmë javë pas jave”, u shpreh presidenti gjirokastrit, Tavo.

tavo

Eduard Rroca – Mesfushori Eduard Rroça pohoi se skuadra e ka kaluar momentin e keq që pati në fillim të sezonit. Sipas tij, Luftëtari mendon vetëm për ndeshjet e radhës, ku e presin katër transferta radhazi. Gjithsesi, ai ka besim se me këtë ecuri, Europa është e mundshme. “Do t’i marrim ndeshjet me radhë. Më parë se të luajmë në Lushnjë,kemi ndeshjen e Laçit. Mbas Lushnjës, shkojmë në Durrës,në Laç përsëri, ç`ka do të thotë katër takime rresht në transfertë. Ndeshja për Kupë, në Laç, do të ketë të njëjtin vlerësim, si ajo ndaj Skënderbeut”, shprehet një prej titullarëve në ekipin e Luftëtarit, Eduard Rroca. Presim në çdo ndeshje rezultate pozitive.

Rroca

E kemi kapërcyer atë moment jo të mirë të ndeshjeve të para të këtij kampionati dhe nuk është rastësi që kemi pesë ndeshje radhazi pa humbur. Madje, kemi katër fitore radhazi ndaj ekipeve që janë sipër nesh në renditje. Fitoret në transfertë, në Kamëz dhe në Kukës, si dhe sukseset bindëse në shtëpi ndaj Partizanit dhe Skënderbeut, nuk mund të konsiderohen surprizë. Presim të zhvillojmë ndeshje edhe më të mira. Na duhet pak kohë që futbollistët e ardhur në merkaton e janarit, sidomos ata që plotësojnë formacionin, të harmonizohen më mirë me ekipin. Nuk mund të shprehem tani se deri ku do të ngjitemi në klasifikim”,shprehet Rroca. Sa i përket objektivit, ai u shpreh: “Oreksi vjen duke ngrënë. Po vazhduam kështu, nuk është jo vetëm çudi,por edhe jo e pamundur që të kapim një nga tre vendet e para dhe pjesëmarrjen në Europë”.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"