Ronaldon e “tradhton” shoku i tij: Mesi është më i miri i historisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2018 | 17:26

Ronaldon e “tradhton” shoku i tij: Mesi është më i miri i historisë

Legjenda e Mançester Junajtidit, Uejn Runi duket se e ka “tradhtuar” shokun e tij Ronaldon, duke pohuar se Mesi është lojtari më i mirë i hisotrisë së futbollit. Runi ka luajtur me Ronaldon për 5 sezone përpara se portugezi të largohej te Reali i Madridit.

runi

Ai ka pohuar gjithashtu se Ronaldo vjen menjëherë pas Mesit. “Po, mendoj se e kam thënë këtë edhe më herët, por ata janë dy lojtarët më të mirë që kanë luajtur futboll ndonjëherë”, ka thënë Runi.

ronaldo mesi

“Por, sinqerisht në sytë e mi, Messi është thjesht lojtari më i mirë në histori të futbollit”.- shtoi ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"