Rizgjedhja në krye të FSHF, vazhdojnë mesazhet e urimit për Dukën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2018 | 17:39

Rizgjedhja në krye të FSHF, vazhdojnë mesazhet e urimit për Dukën

Tre federata të tjera futbolli kanë shprehur sot mesazhet e urimit për Armand Dukën, me rastin e rizgjedhjes për herë të pestë në krye të FSHF. Nëpërmjet letrave të dërguara në zyrat e federatës, ata kanë përcjellë urimet e tyre, si dhe vijimin e bashkëpunimit të frytshëm.

FEDERATA AUSTRIAKE E FUTBOLLIT

Në emër të kreut të Fedratës Austriake të Futbollit, z.Leo Windtner ka mbërritur edhe mesazhi urues për z.Duka: “Ne dëshirojmë që t’ju përcjellim sot urimet tona më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Shqiptare të Futbollit. Urojmë për ju dhe Shoqatën tuaj që ju drejtoni më të mirën gjatë këtyre viteve të ardhëshme në drejtim. Po kështu, mbetemi gjithmonë të angazhuar për një bashkëpunim të mirë mes dy federatave tona respektive”,- përfundon mesazhi.

FEDERATA GREKE E FUTBOLLIT

Kreu i Federatës së futbollit të Greqisë, z.Evangelos Grammenos ka përcjellë urimin e tij për homologun shqiptar, Presidentin Duka, teksa i shkruan:

“Referuar rizgjedhjes tuaj në datë 7 shkurt  në detyrën e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju lutem të pranoni edhe urimet e mia më të sinqerta për këtë vlerësim, së bashku me urimet për sa më shumë sukses gjatë drejtimit tuaj në këto katër vite të ardhëshme. Federatat tona kanë një bashkëpunim të frytshëm dhe jam i bindur që kjo gjë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në shërbim të zhvillimit të futbollit, për të cilin edhe japim kontributin tonë”,- përfundon urimin e tij, presidenti i Federatës greke, z.Grammenos.

FEDERATA GJEORGJIANE E FUTBOLLIT

“Në emër të Federatës së Futbollit të Gjeorgjisë do desha t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta në fitoren tuaj në zgjedhjet presidenciale. Ju uroj suksese në punën dhe karrierën tuaj në vijim”,- ishte ky mesazhi drejtuar Presidentit Armand Duka nga Presidenti i Federatës Gjeorgjiane të futbollit, z.Levan Kobiashvili me rastin e rizgjedhjes edhe për 4 vitet e ardhëshme të kreut aktual të futbollit shqiptar, z.Duka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"