Rikthim i rëndësishëm për Ahmatajn, Tirana e plotë ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2024 | 11:25

Rikthim i rëndësishëm për Ahmatajn, Tirana e plotë ndaj Erzenit

Erjon Hoxhallari ishte mungesa e madhe e Tiranës në sfidën me Kukësin, pasi u ndëshkua me të kuq në sfidën me korçarët.

hoxhallari

Lojtari e ka shlyer kartonin e kuq dhe është gati për ndeshjen me Erzenin. Sfida do të luhet në “Selman Stërmasi” në orën 13:30, ditën e diel. Skuadra është e plotë dhe nuk ka asnjë dëmtim. Dy janë lojtarët që rrezikojnë derbin me Partizanin për çështje kartonësh.

I pari është Ardit Deliu dhe i dyti Rimal Haxhiu. Të dy lojtarët janë shumë të rëndësishëm për Ahmatajn. Ata kanë nga tre kartonë dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Erzenin, do të humbasin takimin ndaj Partizanit.

Të dy futbollistët janë të rëndësishëm për ekipin bardheblu. Aktualisht bardheblutë rrezikojnë vendin e katërt, dhe u duhen me doemos pikët në ndeshjen me Erzenin, por edhe në derbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"