Riberi tejkalon edhe Salihamixhiç-in, francezi rekord të ri me Bajernin e Mynihut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2017 | 18:41

Riberi tejkalon edhe Salihamixhiç-in, francezi rekord të ri me Bajernin e Mynihut

Mesfushori francez i skuadrës së Bajernit, Frank Riberi, është një nga lojtarët më besnikë, i cili është shndërruar në një prej ikonave më të pëlqyera për klubin e rekordmenëve gjermanë. Në përballjen e javës së 15-të ndaj Këlnit, ku bavarezët fituan me rezultatin 1-0 falë golit të Robert Levandovskit, Riberi ka shënuar gjithashtu edhe ndeshjen e tij të 366-të me fanellën e Bajernit në Bundesligë.

riberi

Në këtë mënyrë, Frank Riberi ka shënuar rekord në historinë e klubit bavarez, duke u kthyer në lojtarin e parë jo gjerman, i cili luan më shumë ndeshje për këtë skuadër në historinë e saj. Me përballjen e tij të 366-të, mesfushori francez ka tejkaluar edhe disa prej legjendave të klubit të Bajernit si Hasan Salihamixhiç, i cili, nga viti 1998 deri në 2007-ën, ka arritur të luajë në 365 ndeshje për fanellën bavareze në Bundesligë.

I treti në renditje është Klaudio Picarro, i cili luajti për rekordmenët gjermanë në 327 përballje të zhvilluara dhe në vendin e katërt renditet mbrojtësi austriak i Bajernit, David Alaba, me 282 ndeshje duke u pasuar nga Samuel Kufur me 277 ndeshje. Frank Riberi ka mbushur gjatë këtij sezoni, vitin e tij të dhjetë në skuadrën e Bajernit duke arritur një total prej 112 golash të shënuar.

klasifikimi bajerni

Në këtë mënyrë, francezi ka vërtetuar edhe një herë besnikërinë e tij për klubin e rekordmenëve gjermanë, me të cilët ka një kontratë të vlefshme deri në fundin e sezonit aktual, ku pritet edhe të rinovojë në muajt e ardhshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"