“Respekt për Dinamon”, mbrojtësi i Teutës: Mbijetesa hap i rëndësishëm, luajmë fort për kalimin në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2024 | 12:03

“Respekt për Dinamon”, mbrojtësi i Teutës: Mbijetesa hap i rëndësishëm, luajmë fort për kalimin në Europë

Teuta ka mposhtur në transfertë Erzenin me shifrat 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores.

teuta

Me këtë fitore, Teuta ngjitet në vendin e pestë me 47 pikë. Autori i golit të tretë për Teutën, Elmando Gjini, në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet se ka ardhur momenti që Teuta të vijojë më rezultatet pozitive në këtë kampionat dhe t’i largohet sa më shpejt pjesës së poshtme të tabelës. Mbrojtësi shtatlartë i durrsakëve thekson se grupi i lojtarëve do të japë shpirtin në fushë për ta fituar këtë ndeshje të fundit.

Sa shijon kjo fitore, sidomos pasi morët vesh që siguruat dhe qëndrimin në Superiore?

Ishte një ndeshje tepër delikate. Ne na duhej patjetër që ta fitonim këtë ndeshje, pasi diferencat me pikë ishin të vogla. Çunat bënë shumë mirë dhe zbatuam me përpikëri çdo gjë që na kërkoi stafi teknik. Veç tri-pikëshit, ky triumf është i rëndësishëm, sepse na mban në lojë për vendin e katërt.

Sa rëndësi marrin këto tri pikë, duke parë dhe rezultatet e tjera?

Ishte një hap shumë i mirë fitorja kundër Erzenit. Të paktën sa i përket zonës së ftohtë, që të çon në kategorinë tjetër. Tani do të jemi të qetë, por që nga sot do të ulim kokën, do të punojmë me të njëjtën dinamizëm dhe entuziazëm që të fitojmë edhe ndeshjen e fundit.

Besoni se mund ta mbyllini sezonin duke shkuar Europë?

Dëgjo, ne duhet të mendojmë si fillim të fitojmë ndeshjen tonë, që është shume e fortë, kundër një rivali direkt, siç është Dinamo. Më pas, nëse rezultatet e tjera dalinnë favorin tonë, përse jo, do tëishte e bukur.

Të shtunën luani një ndeshjevendimtare kundër Dinamos. Si e prisni?

Normalisht, është një sfidë e vështirë, por për ne është ndeshja eradhës. Pa humbur respektin për kundërshtarin, ne jemi Teuta dhe duhet t’i fitojmë ndeshjet. Ne kemi si synim për të fituar këtë duel dhe shpresoj që t’ia dalim mbanë.

A është e motivuar skuadra për të ruajtur ecurinë pozitive?

Skuadra ka qenë gjithmonë shumë e motivuar, por patjetër rezultatet e mira sjellin dhe një gjendje më të mirë psikologjike ,por nuk na mbetet gjë tjetër, veçse të vijomë me këtë lojë të mirë dhe rezultatet pozitive, edhe pse përballë është një skuadër me shumë emër në futbollin shqiptar.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"