Partizani i plotë në finalen e “Final 4” kundër Egnatias, liri zgjedhjeje për stafin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 18:08

Partizani i plotë në finalen e “Final 4” kundër Egnatias, liri zgjedhjeje për stafin

Partizani është në finale tashmë dhe po punon për të qenë sa më gati për betejën vendimtare të së dielës. Të kuqtë në fazën më të rëndësishme të sezonit kanë arritur të jenë të plotë dhe e presin finalen në formën më të mirë fizike, me avantazhin edhe të dy ditëve më shumë pushim.

Partizani

Të shtunën të kuqtë kanë zbarkuar në stërvitje për një seancë rikuperuese, teksa dje është lënë pushim. Sot nisin zyrtarisht përgatitjet për finale e madhe. Tedi Cara dhe Gjelbrim Taipi, të cilët kanë pasur probleme fizike, janë integruar 100% më grupin dhe do të jenë të gatshëm të luajnë nga minuta e parë të dielën.

Pjesa tjetër e skuadrës janë gjithashtu të gatshëm, me përjashtim të Bytyçit, i cili stërvitet pjesërisht me ekipin dhe është pranë rikuperimit të plotë nga dëmtimi i pësuar në ligamentin e gjurit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"