E ndalin vetëm me shkelma, Rei Manaj është lojtari që ka pësuar më shumë faulle në Turqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 19:50

E ndalin vetëm me shkelma, Rei Manaj është lojtari që ka pësuar më shumë faulle në Turqi

Rei Manaj në këtë sezon në futbollin turk ka lënë shenjën e tij me golat e njëpasnjëshme që ka shënuar, duke ndihmuar Sivasporin që të siguronte qetësisht mbijetesën dhe për një periudhë të sezonit të ëndërronte edhe Europën. Por kjo formë e sulmuesit i ka sjellë paralelisht edhe probleme atij.

manaj

Faullet e njëpasnjëshëm që i bëjnë atij gjatë ndeshjeve, kanë qenë shpesh temë diskutimi në konferencat për shtyp pas sfidave, me trajnerin e Sivasporit që ankohej për trajtimin që i bëhej sulmuesit shqiptar. Dhe statistikat i japin të drejtë.

Sipas të dhënave të “Transfermarkt”, Manaj është lojtari që ka pësuar më shumë faulle gjatë këtij sezoni në Turqi, plot 81 të tilla, duke lënë pas çdo lojtar tjetër. Një situatë që ka sjellë ndoshta edhe statistikën e padëshiruar të sulmuesit, atë të kartonëve të verdhë.

Duke u ankuar vazhdimisht te gjyqtarët për trajtimin që i bëhet nga mbrojtësit, Manaj ka përfunduar 11 herë në listën e të ndëshkuarve me të verdhë në këtë sezon, një shifër shumë e lartë për një sulmues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"