Dinamo, “antenat” e merkatos drejtohen edhe jashtë vendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 18:23

Dinamo, “antenat” e merkatos drejtohen edhe jashtë vendit

Dinamo nuk e ka mbyllur ende sezonin, skuadra po vazhdonstërvitjen deri në fund të muajit, ndërsa drejtuesit e klubit ekanë përqendruar punën te sezoni i ri. Janë larguar javën ekaluar disa lojtarë, të cilëve u përfundonte kontrata me këtëskuadër, si Marku, Behiratçe, Allmuça, Bardhi, Danaj dhe meshumë mundësi edhe Smaçi. Lorenco Vila po ashtu është thuajse i larguar nga blutë, edhe pse ai ishte nën kontratë mekryeqytetasit.

dinamo

 

Në të njëjtën rrugë janë edhe portieri BekimRexhepi dhe sulmuesi Veton Tusha, të cilëve u janë mbyllurhapësirat gjatë kampionatit që lamë pas. Braziliani Denison kaakordin paraprak për qëndrimin te Dinamo, nëse s’transferohetnë një kampionat të huaj gjatë verës. Të gjitha këto lëvizjebëjnë që drejtuesit e klubit të mendojnë për një merkato më tëgjerë nga sa ishte menduar më parë. Ata së pari e kanë përqendruar vëmendjen te cilësia, prate lojtarët që do t’i japin Dinamos kualitetin e nevojshëmpër të pasur skuadrën që dotë garantonte minimalisht pjesëmarrjen në kupat e Europës. Më pas do të mendojnëedhe për sasinë, sepse çdovend që është bosh aktualisht sa i takon formacionit apodubluesve, duhet plotësuar.

VENDI – Te Dinamo kanë nisur kontaktet me ata lojtarëtë kampionatit shqiptar, tëcilët janë pa kontratë. Fokusi është te qendra e mesfushëspër të marrë të paktën njëlojtar me eksperiencë për këtërepart. Këtë tip lojtari blutë e kanë kërkuar edhe më parë. Emrii vetëm që ka dalë në skenë deri tani është ai i Ardit Deliut tëTiranës, por gazeta mëson se pretendimet financiare të kavajasit kanë qenë të larta dhe ndoshta kjo pistë ka rënë poshtë.Ka edhe lojtarë të tjerë që po ndiqen nga drejtuesit e klubitkryeqytetas dhe mund të ketë pasur kontakte, por ende nukmund të flitet për diçka konkrete. Kampionati sapo ka përfunduar blutë janë hedhur në sulm për të siguruar para rivalëvendonjë element cilësor.

PISTA E HUAJ – Në të njëjtën kohë Dinamo ka të hapura edhedisa pista që kanë të bëjnë me tregun e huaj. Bëhet fjalë përlojtarë të huaj, por edhe për shqiptarë që aktivizohen me skuadratë kampionate të huaja. Burime të “Panorama Sport” pranë klubitblu bëjnë me dije se një pistë është ajo e huazimit të lojtarëve ngaItalia, nga klube të Serisë A, një nga të cilët mund të jetë Udineze.Kjo pistë mësohet se është ende në fazën fillestare të saj dhembetet të shihet çfarë do të ndodhë më pas. Dinamo synon që ngajashtë të marrë një qendërsulmues me kualitet, duke qenë setregu shqiptar është “i varfër” në këtë drejtim. Përforcime ngajashtë mund të vijnë edhe për portën dhe mbrojtjen, ndërsa emratdo të mësohen me kalimin e ditëve. E njëjta gjë vlen dhe përndonjë lojtar të njohur shqiptar, që vitet e fundit është aktivizuarnë kampionate të huaja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"