Xhovani Galeone: Alegri perfekt për Bajernin, por kujdes Napolin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 20:01

Xhovani Galeone: Alegri perfekt për Bajernin, por kujdes Napolin…

Xhovani Galeone njihet tashmë nga të gjithë si mësuesi, përveç se një nga miqtë më të mëdhenj të Masimiliano Alegrit, duke i dalë në mbrojtje shpesh herë, siç mund të ndodhte edhe pas këtij divorci, ku nuk munguan edhe thumbimet ndaj Juventusit.

galeone-e-allegri

“Në fund të kësaj ndarjeje mendoj se Alegri është ai që del më i fituari, pasi largohet me 12 trofe, por edhe me rekordin e 5 Kupave të Italisë. Tani dua të shoh se çfarë është i aftë të bëjë kushdo që do e pasojë Maksin. Mota? Unë jam i pari që pranoj se është i zoti, por ndryshe nga Alegri, Tiago ka një karakter të ashpër, nuk di të përshtatet si Alegri dhe të shohim sa i zoti do të jetë të përballojë presionin e një klubi të madh.

Ku do të shkojë Maks? Unë mendoj se është trajneri perfekt për Bajernin, por tani që u lirua pres një sulm total të Napolit”, tha Galeone.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"