Juventusi kërkon të çojë në gjyq Alegrin, për të kursyer… paratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 19:27

Juventusi kërkon të çojë në gjyq Alegrin, për të kursyer… paratë

Te Juventusi divorci me Masimiliano Alegrin mund të jetë edhe më i ashpër sesa fjalët e deklaratës që dha klubi mbi lamtumirën e tij.

alegri

Mesa duket, duke qenë se nga ana e avokatëve të ish-trajnerit tashmë bardhezi ka ardhur kërkesa për të respektuar gjithçka mbetet nga kontrata e nënshkruar, e cila nënkupton respektimin e çështjes ekonomike, drejtuesit e klubit po mendojnë një tjetër strategji.

Fakti që gjestet e Alegrit në post-sfidën me Atalantën në kupë, duke shkaktuar edhe dëme të kompanive prezentë të transmetimit, por mendojnë që ta çojnë në gjykatë nën akuzën e prishjes së imazhit të Juventusit. Në këtë mënyrë, presidenti Ferrero dhe bashkëpunëtorët e tij mendojnë që të provojnë të kursejnë dhe të bëjnë nul vitin e fundit të kontratës së Maks Alegrit me bardhezinjtë, duke mos nxjerrë nga xhepi 7.5 milionë euro, ose të paktën të ulin në maksimum këtë shumë, për të kursyer sa të munden.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"