Fonseka parakalon konkurrencën për stolin e Milanit, De Zerbi dhe Van Bomel ende në garë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 18:57

Fonseka parakalon konkurrencën për stolin e Milanit, De Zerbi dhe Van Bomel ende në garë

Kthesë vendimtare për emrin e trajnerit të ardhshëm të Milanit teksa mediat italianë bëjnë të ditur se zgjedhja e drejtuesve ka rënë mbi Paulo Fonsekën. Thuhet se portugezi ka pasur një tjetër kontakt telefonik ditën e shtunë me “Djallin”, duke konfirmuar interesin e ndërsjellë të palëve.

Paulo Fonseka

Një profil ndërkombëtar që, tashmë e njeh Serinë A, pasi ka qenë trajner në Romë, parime të qarta loje, një qasje e mirë me lojtarët e rinj dhe një pagë jo e ekzagjeruar: pikërisht ajo që kërkon treshja FurlaniIbrahimoviç-Monkada. Vendimi përfundimtar do të përkojë me lamtumirën e Stefano Piolit, kështu që Milani i ka dhënë vetes shtatë ditë kohë për të mbyllur çështjen në mënyrën e duhur. Pas ndarjes nga Brajtoni pa penalitete, në garë është edhe De Zerb (milanist), kandidatura e të cilit do të ishte një bast, pasi ai nuk ka përvojë me klube të mëdha.

Ndërkohë, thuhet se në garë për postin e trajnerit kuqezi është edhe Mark Van Bomel, i cili po luan shanset e tij nëpërmjet një kontakti direkt me Zlatan Ibrahimoviçin. Ky i fundit nuk është vendimtar, ndaj vendimi për teknikun e ri të Milani do të duhet të jetë me miratimin e të gjithëve, teksa fjalën përfundimtare do ta thotë, Xherri Kardinale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"