Ukraina bën publike listën, Mudrik dhe Dovbik janë yjet që kërkojnë të lënë shenjë në Euro 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2024 | 18:11

Ukraina bën publike listën, Mudrik dhe Dovbik janë yjet që kërkojnë të lënë shenjë në Euro 2024

Ukraina ka siguruar pjesëmarrjen në Euro 2024 nëpërmjet fazës play-off të turneut dhe kanë rënë në një grup i cili u jep shanse të shpresojnë për vazhdimësinë e mëtejshme.

ukraina

Skuadra ukrainase është në Grupin E bashkë me Belgjikën, Rumaninë dhe Sllovakinë, ndaj skuadra e drejtuar nga Serhi Resov mendon se ka shanse për të vazhduar më tej në këtë turne.

Tekniku ka bërë publike listën e futbollistëve me 26 emra kryesorë të grumbulluar nga ai për turneun dhe me 7 rezerva që janë në gatishmëri në rast problemeve të futbollistëve që planifikohet të marrin pjesë në turne.

LISTA

Portierë: Georgi Bushçan (Dinamo Kiev), Anatoli Trubin (Benfika). Andrij Lunin (Real Madrid)

Mbrojtës: Mikola Matvijenko (Shakhtar Donjetck), Jukhim Konoplia (Shakhtar Donjetck), Valeri Bondar (Shakhtar Donjetck), Oleksandr Timchik (Dinamo Kiev), Vitali Mikolenko (Everton), Ilja Zabarnji (Bornmuth), Oleksandr Svatok (Dnjipro -1), Maksim Taloverov (LASK), Bogdan Mikhajliçenko (Polisja Zhitomir)

Mesfushorë: Andrij Jarmolenko (Dinamo Kiev), Mikola Shaparenko (Dinamo Kiev), Volodimir Brazhko (Dinamo Kiev), Taras Stepanenko (Shakhtar Donjetck), Oleksandr Zubkov (Shakhtar Donjetck), Georgi Sudakov (Shakhtar Donjetck), Oleksandr Zinçenko (Arsenal), Viktor Tsigankov (Zhirona), Mikhajlo Mudrik (Çelsi), Ruslan Malinovski (Xhenoa), Sergi Sidorçuk (Vesterlo)

Sulmues: Artem Dovbik (Zhirona), Roman Jaremçuk (Valencia), Vladislav Vanat (Dinamo Kiev)

Rezerva: Jakiv Kinarejkin (Dnjipro -1), Ivan Nesterenko (Vorskla Poltava), Artem Smoljakov (Polisia Zhitomir), Maksim Djaçuk (Dinamo Kiev), Matvij Ponomarenko (Dinamo Kiev), Artem Shuljanski (Oleksandrija), Mikola Kukhareviç (Suonsi)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"