Postuar: Prill 19, 2024 | 23:04
Renditja provizore e Superiores/ Tirana merr ashensorin për në “Final Four”, Skënderbeu shpëton nga rënia automatike
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të Superiores të vlefshme për javën e 32-të.
Erzeni është mposhtur nga Tirana në “Elbasan Arena” me shifrat 0-2. Golat u shënuan me penallti nga Abazaj dhe Jonuzi. Me këtë fitore, Tirana është ngjitur në vendin e 4-të dhe Erzeni mbetet në të 9-in.
Nga ana tjetër edhe Kukësi është mposhtur nga Skënderbeu me të njëjtin rezultat. Heroi i korçarëve ishte Rashica i cili shënoi dygolësh. Në këtë mënyrë Skënderbeu ka siguruar matematikisht rënien nga Superiorja.
RENDITJA
REZULTATET SOT:
ERZENI 0-2 TIRANA
KUKËSI 0-2 SKËNDERBEU
DO TË LUHEN NESËR:
LAÇI-EGNATIA ORA 15:00
PARTIZANI-DINAMO ORA 18:00
TEUTA-VLLAZNIA ORA 18:00
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"