Renditja/ Kukësi siguron vendin e tretë, Vllaznia i largohet fundit. Vetëm vendi i 6-të për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 21:12

Renditja/ Kukësi siguron vendin e tretë, Vllaznia i largohet fundit. Vetëm vendi i 6-të për Partizanin

Teksa u mbyll java e 20-të e Kategorisë Superiore, lëvizje pati edhe në vendet e klasifikimit në renditjen e përgjithshme. Flamurtari u konfirmua në vendin e dytë, dhe tashmë e mban me 35 pikë. Kukësi i mori vendin e tretë Laçit, dhe tashmë verilindorët kanë 32 pikë.

kategoria superiore

Partizani u kalua edhe nga Kamza, dhe tashmë e sheh veten në vendin e gjashtë. Fitore jetike mori dhe Vllaznia, që tashmë është shkëputur plot 4 pikë nga vendi i parafundit, ku qëndron Teuta.

superiore java 20

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"