“Rebelohen” ultrasit e Juventusit, paralajmërojnë bojkotin e “San Siros”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 17:51

“Rebelohen” ultrasit e Juventusit, paralajmërojnë bojkotin e “San Siros”

Tifozët e Juventusit po mendojnë të bojkotojnë udhëtimin për në San Siro. Milani do të ndeshet me Juventusin në 11 nëntor dhe çmimet për bileta në sektorin e miqve shkojnë deri në 75 euro.

427040_TS_16-10-18_2465984303_

Kjo ka shkaktuar zemërimin e ultrasve bardhezinj për shkak të rritjes së çmimeve. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, tifozët e Juventusit kanë paralajmëruar bojkot. Gjithashtu edhe në stadiumin e Juventusit çmimet e biletave janë rritur, por tifozët vendas nuk kanë protestuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"